Trump bojkoton samitin e G20 në Afrikën e Jugut

Trump bojkoton samitin e G20 në Afrikën e Jugut

Donald Trump, ka njoftuar se SHBA-të nuk do të marrin pjesë në samitin e G20 që do të mbahet këtë muaj në Johannesburg të Afrikës së Jugut, duke u mbështetur në pretendime të diskredituara gjerësisht se të bardhët po përndiqen në këtë vend.

Trump e quajti “turp të madh” faktin që Afrika e Jugut do të presë takimin e liderëve të ekonomive më të mëdha të botës. Asnjë parti politike në Afrikën e Jugut, përfshirë ato që përfaqësojnë afrikanët dhe komunitetin e bardhë në përgjithësi, nuk ka pretenduar se në vend po ndodh ndonjë gjenocid.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: Është turp i madh që samiti i G20 do të mbahet në Afrikën e Jugut. Afrikanët po vriten dhe po masakrohen, ndërsa toka dhe fermat e tyre po konfiskohen në mënyrë të paligjshme. Asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë për sa kohë që këto shkelje të të drejtave të njeriut vazhdojnë.

Më herët, Trump kishte deklaruar se Afrika e Jugut nuk duhet të jetë pjesë e G20 dhe se në vend të tij do të dërgonte në samit nënpresidentin JD Vance.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë njoftoi më pas se asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë. Samiti i G20 organizohet çdo vit nga një shtet anëtar, i cili përcakton edhe agjendën e takimit. Pas Afrikës së Jugut, radhën për organizim e ka SHBA.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Afrikës së Jugut theksoi: Qeveria e Afrikës së Jugut dëshiron të sqarojë se përshkrimi i afrikanëve si një grup ekskluzivisht i bardhë është i pasaktë nga ana historike. Për më tepër, pretendimi se ky komunitet përballet me persekutim nuk mbështetet nga faktet.

Që prej rikthimit në detyrë në janar, Trump e ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Afrikën e Jugut për diskriminim ndaj pakicës së bardhë. Në maj, ai madje kishte përplasur mendime për këtë çështje me presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa në Zyrën Ovale.

 

MARKETING