Mbi 3.200 familje sudaneze ikin nga El-Fasheri mes sulmeve të RSF-së

Mbi 3.200 familje sudaneze ikin nga El-Fasheri mes sulmeve të RSF-së

Sipas një organi koordinues lokal, gjithsej 3.240 familje janë larguar nga qyteti El-Fasher drejt qytetit të afërt Tawilas në Sudanin perëndimor mes sulmeve nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), transmeton Anadolu.

Koordinimi i Përgjithshëm për Personat e Zhvendosur dhe Refugjatët tha se familjet e zhvendosura, që arrijnë në total rreth 16.200 persona, kanë “nevojë urgjente për ushqim, ilaçe, ujë të pastër, kanalizime, materiale strehimi dhe mbështetje psikologjike”.

Grupi lokal paralajmëroi se civilët e zhvendosur “po përballen me kushte përkeqësimi teksa nevojat themelore vazhdojnë të rriten”.

Zhvendosja vjen pas marrjes nën kontroll të El-Fasherit nga forca paraushtarake RSF më 26 tetor, duke kryer masakra ndaj civilëve.

Dje, grupi mjekësor Mjekët pa Kufij (MSF) raportoi një rritje të ndjeshme të rasteve të kequshqyerjes midis civilëve të zhvendosur nga El-Fasheri.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), më shumë se 81 mijë njerëz janë larguar nga El-Fasheri dhe zonat përreth që nga 26 tetori.

që nga 15 prilli i vitit 2023, ushtria sudaneze dhe RSF-ja janë përfshirë në një luftë të cilën ndërmjetësimet rajonale dhe ndërkombëtare nuk kanë arritur t’i japin fund. Konflikti ka vrarë mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona të tjerë.

MARKETING