Rimëkëmbja po vazhdon në Vietnam pasi tajfuni Kalmaegi vret 5 persona
Përpjekjet e rimëkëmbjes po vazhdojnë në qytetin Quy Nhon në Vietnam pas tajfunit Kalmaegi, i cili mori jetën e të paktën pesë personave, raporton Anadolu.
Autoritetet thanë se më shumë se 2 mijë shtëpi janë dëmtuar dhe rreth 2.3 milionë njerëz janë prekur nga tajfuni, me rreth 398 mijë që janë strehuar në qendra evakuimi.
Nga tajfuni Kalmaegi gjithashtu është prekur edhe Filipine, ku numri i të vdekurve është rritur në të paktën 205, me 109 të zhdukur.

