(VIDEO) VMRO-DPMNE: Filipçe të shkëputet nga “Hija e Zoran Zaevit

(VIDEO) VMRO-DPMNE: Filipçe të shkëputet nga “Hija e Zoran Zaevit

VMRO-DPMNE ka kërkuar dorëheqjen e kreut aktual të opozitës, Venko Filipçe, duke e cilësuar atë si “hijen e Zoran Zaevit”. Sipas kësaj partie, nën drejtimin e dyshes Filipçe–Zaev, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë është përballur me krizë të thellë dhe rënie historike në mbështetje.

Viktoria Andonovska, deklaroi se Filipçe duhet të tërhiqet për t’i hapur rrugë një opozite më të fortë dhe më të besueshme.

VIKTORIA ANDONOSKA – VMRO-DPMNE

Qeverisja e Filipçes dhe Zaevit me LSDM-në e çoi partinë drejt kolapsit, dhe për këtë dëshmon edhe rezultati i këtyre zgjedhjeve lokale, në të cilat LSDM fitoi vetëm 6 komuna, 126.000 vota dhe rreth 230 këshilltarë. Njëkohësisht, ajo humbi edhe bastionet e saj dikur të forta”.

Sipas Andonovskës, për LSDM-në, është e domosdoshme të ndërpritet “lidhja e kërthizës” me Filipçen dhe Zaevin, nëse dëshiron të mbijetojë politikisht.

Në zgjedhjet e fundit lokale, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka dalë fituese vetëm në gjashtë komuna në vend. Nga të gjitha bastionet ajo ka arritur të fitojë vetëm në Komunën Qendër, ndërkaq e ka humbur edhe Strumicën. Gjashtë komunat e fituara, LSDM-ja tre i ka fituar në rrethin e parë më 19 tetor, tre i ka fituar më 2 nëntor, në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING