(VIDEO) Prokurorët maqedonas ndjekin një kosovar dhe një grek për shkaktimin e “vuajtjeve të panevojshme” ndaj qenëve
Dy shtetas të Maqedonisë një nga Kosova dhe një nga Greqia si bashkëkryerës, do të përgjigjen për veprën penale “Vrasje dhe keqtrajtim të kafshëve”, sipas nenit 233 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka mbledhur të gjitha provat e nevojshme dhe ka paraqitur aktakuzë, pasi më 1 nëntor, në fshatin Crneec, të pandehurit, për përfitim material, kanë keqpërdorur rëndë dhe i kanë ekspozuar qentë ndaj vuajtjeve të panevojshme.
Prokuroria Themelore Publike-Manastir
“I pandehuri i parë kishte organizuar një luftë mes dy qenve në oborrin e shtëpisë familjare të të pandehurit të dytë, i cili paraprakisht kishte përgatitur një ring ku zhvillohej përleshja. Ngjarjen e kishin ndjekur edhe persona të tjerë nga Kosova, Greqia dhe Maqedonia, të cilët policia i ka gjetur në vendngjarje, dhe tek të cilët janë gjetur shuma parash në euro dhe denarë, të destinuara për bastvënie”
Prokurori publik ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Manastirit një kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak për dy shtetasit maqedonas. Nëse dy shtetasit e huaj, të cilët janë në arrati që nga momenti i kryerjes së veprës, nëse nuk sigurohen deri në fillimin e procedurës gjyqësore, prokurori publik do të propozojë që të gjykohen në mungesë.
Mevludin Imeri /SHENJA/

