“Opozita le të zgjedh”, Kurti: Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill

“Opozita le të zgjedh”, Kurti: Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për situatën politike, ku ka deklaruar se është më mirë të kemi qeveri, dhe të votohet Glauk Konjufca si kryeministër.

Sipas Kurtit, kjo do të jetë qeveri afatshkurtër, deri në prill, transmeton Telegrafi.

“Meqenëse nuk i mora 61 votat e nevojshme, dhamë propozimin (Glauk Konjufcën mandatar për formimin e Qeverisë) pa vonesë, me këtë do të merremi menjëherë pas balotazhit, dhe opozita e ka në dorë ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme, ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill, cilado prej tyre për neve është e pranueshme, por le të bashkëpunojmë e të ecim përpara”, tha ai një prononcim për TV Syri në Gjakovë.

Ai po ashtu tha se për shtetin është më e favorshme të votohet tani Konjufca.

“Për Republikën e Kosovës është më e favorshme të votohet Glauk Konjufca, dhe ta kemi një qeveri që e voton buxhetin, buxhetin për RTK-në, buxhetin për Prishtinën, Gjilanin e Zubin Potokun, dhe të shkojmë në zgjedhje në prill për shkak se me kaq vështirësi 61 numra, për zgjedhje apo rizgjedhje të presidentit i kemi vështirë t’i bëjmë 80 deputetë në sallë, prandaj më mirë është ta kemi një qeveri afat shkurtët deri në muajin prill, por këtë nuk e vendosim vet, këtë e ka në dorë opozita. Është një ofertë gjeneroze, sepse së pari u zëvendësua, Albulena Haxhiu me Dimal Bashën, dhe tani unë me Glauk Konjufcën, vetë ne kemi lëvizur, ndërsa kemi fiksim dhe bllokim dhe njëlloj refuzimi as të logjikshëm as racional nga ana e subjekteve opozitare”, ka deklaruar Kurti.

MARKETING