Nga pikëpagesat rrugore në nëntë muajt e parë janë inkasuar 58, 725 milion euro, pagesa elektronike përbën 35 për qind
Nëntë muajt e parë të vitit 2025 kanë sjellë 3.6 miliardë denarë (rreth 58.7 milionë euro) të ardhura nga pagesat e rrugës në Maqedoninë e Veriut, njofton Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore (JPRR).
Vetëm në shtator, janë mbledhur 402 milionë denarë, ndërsa muajt e verës kanë sjellë shuma edhe më të larta për shkak të qarkullimit më të madh të automjeteve:
Gusht: 494 milionë denarë
Korrik: 470 milionë denarë
Qershor: 399 milionë denarë
Sipas JPRR-së, stacioni më fitimprurës ka qenë ai në Romanovcë, ndërsa më pak të ardhura janë regjistruar në Kadrifakovë.
Në shtator, përmes pagesave elektronike, janë arkëtuar:
30.8 milionë denarë nga sistemi ETC,
30.9 milionë denarë nga rimbushja online,
dhe 10.5 milionë denarë përmes sistemit “Open Balkan”.
Aktualisht, pagesat elektronike përbëjnë 35% të gjithë qarkullimit, duke shënuar rritje të vazhdueshme.
Nga JPRR njoftojnë gjithashtu se po përgatitet projekti për rimbushjen e M-TAG dhe M-Card, si dhe se së shpejti do të nisë shitja me pakicë e pajisjeve M-TAG nëpërmjet subjekteve juridike në të gjithë vendin.

