Prokurorët maqedonas ndjekin një kosovar dhe një grek për shkaktimin e “vuajtjeve të panevojshme” ndaj qenëve
Një shtetas nga Kosova dhe një nga Greqia po kërkohen nga autoritetet në Maqedonisë së Veriut, për një akuzë të pazakontë, organizimin e luftës së qenëve. Këta persona, së bashku me dy shtetas maqedonas, Prokuroria Themelore Publike e Manastirit i akuzon se më 1 nëntor, në fshatin Crneec, kanë keqpërdorur rëndë dhe i kanë ekspozuar qentë ndaj “vuajtjeve të panevojshme”.
Prokuroria Themelore Publike-Manastir
“I pandehuri i parë kishte organizuar një luftë mes dy qenve në oborrin e shtëpisë familjare të të pandehurit të dytë, i cili paraprakisht kishte përgatitur një ring ku zhvillohej përleshja. Ngjarjen e kishin ndjekur edhe persona të tjerë nga Kosova, Greqia dhe Maqedonia, të cilët policia i ka gjetur në vendngjarje, dhe tek të cilët janë gjetur shuma parash në euro dhe denarë, të destinuara për bastvënie”

