Stevço Jakimovski shkon në pension

Stevço Jakimovski shkon në pension

Ish-kryetari i komunës Karposh, Stevço Jakimovski, dha dorëheqje dhe shpalli pensionimin. Ai tha se po e lë komunën me një llogari prej 72 milionë denarë, me të gjitha obligimet e paguara dhe me të ardhura totale prej 700 milionë denarë.

Jakimovski theksoi se shumë projekte të nisura gjatë mandatit të tij duhet të vazhdojnë, me qëllim që qytetarët të jetojnë në një komunë moderne dhe urbane. Ai përmendi edhe ndërtesën komunale, e cila ofron kushte të përshtatshme pune për punonjësit dhe paga të rregullta.

Gjatë mandatit të tij, Jakimovski tha se ka menaxhuar komunën dhe ka zhvilluar projekte që shërbejnë drejtpërdrejt interesave të qytetarëve, duke siguruar funksionimin e rregullt të administratës dhe shërbimeve komunale.

MARKETING