Mexhiti priti ish-kryetarin e Bashkisë së Bursës, Recep Altepe

Mexhiti priti ish-kryetarin e Bashkisë së Bursës, Recep Altepe

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka mirëpritur në një takim ish-kryetarin e Bashkisë së Bursës, Recep Altepe. Mexhiti vlerësoi përvojën dhe vizionin e tij në zhvillimin urban dhe theksoi rëndësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit me Turqinë për zhvillimin e rajonit.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres mikun tim, z. Recep Altepe, i njohur për vizionin dhe përvojën e tij në zhvillimin urban. Vizita e tij ishte një urim i ngrohtë për fitoren tonë në zgjedhjet lokale, veçanërisht për Çairin, që po zë vendin që i takon si qendër e vlerave dhe identitetit tonë. E falënderoj sinqerisht për mbështetjen, respektin dhe fjalët e mira. Miqësia dhe bashkëpunimi me Turqinë do të sjellin mundësi të reja e zhvillim,” tha Mexhiti.

Takimi u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërkomunale dhe bashkëpunimit në projekte të ndryshme zhvillimore.

MARKETING