(VIDEO) Pastrimi i mbeturinave, përplasen sërish pushteti dhe opozita

(VIDEO) Pastrimi i mbeturinave, përplasen sërish pushteti dhe opozita

Shkupi ngulfatej me muaj nga mbeturinat, vetëm që Orce Gjorgjievski të bëjë triqe PR, cirk dhe spektaël me dronë e kamera”. Kështu reagojnë nga LSDM-ja opozitare, për veprimet e të parit të Qytetit të Shkupit mbrëmjen e së ejtes, që kishte mobilizuar gjithë punëtorët dhe kishte vënë në funksion gjithë makineritë për pastrimin e mbeturinave në qytet.

LSDM

Përderisaa bota dhe rajoni po përparojnë me inteligjencën artificiale, ndërsa fqinjët tanë po dërgojnë satelitë në orbitë, DPMNE dhe Orce Gjorgjievski na kanë sjellë në atë pikë, që me bllokada të qëllimshme të bëjnë PR”.

Kurse sipas kryeministrit mospastrimi i mbeturinave është një strategji politike e opozitës që i ka shkaktuar dëme Qeverisë dhe shtetit. Ndërsa, lavdëroi kryetarin Gjorgjievski që siç u shpreh nga mbrëmë i ka përveshur mënget dhe ka nisur me punë.

Hristijan Mickoski, kryeminsitër

Kryetari mbrëmë arriti të mobilizojë të gjitha kapacitetet në kohë rekord. Por gjithashtu falënderoj kompanitë me përgjegjësi sociale që iu bashkuan aksionit dhe mendoj se dje ishte gjithçka mirë dhe me një aksion kaq të fuqishëm sot, nëse asgjë tjetër, mundëm të shihnim që kontejnerët janë të paktën bosh dhe të pastër,”

Kryetari i Qytetit Orce Gjorgjievski duke folur për mobilizimin që bëri mbrëmë, paralajëmroi se inspektorët janë në terren dhe do të dënojnë secilin që nuk kujdeset për mjedisin.

Orce Gjorgjievski, kryetar i Qytetit të Shkupit

Të hënën në Higjienën Komunale kishte 16 kamionë aktiv, mbrëmë kishte 40 dhe punojmë për të siguruar edhe disa kamionë. Gjithashtu edhe makineri për pastrimin e rrugëve, mbrëmë kishte 8, më herët nuk kishte aspak.Rrugët nuk janë larë me vite, as qendra e qytetit, mbrëmë kishte cisterna. Inspektorët janë në terren gjithë kohës dhe do të dënojnë secilin që nuk do e trajtoj ashtu siç duhet mjedisin”.

Por, gjithashtu thotë se do të dënohen edhe inspektorët e rajonit të caktuar që nuk kanë dënuar personat përgjegjës që nuk janë kujdesur për mjedisin.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING