(VIDEO) Nga e hëna transportit urban i shtohen 55 autobusë privatë

(VIDEO) Nga e hëna transportit urban i shtohen 55 autobusë privatë

Orce Gjorgjievski zgjidhjen e problemeve po e mat me orë. Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski thotë se për më pak se 48 orë nga marrja e mandatit të tij, arriti marrëveshje me transportuesit privat. Ai bëri me dije se janë marrë vesh për nënshkrimin e licencave për trasnportuesit privat dhe nga e hëna edhe 55 autobusë do të vihen në qarkullim të transportit publik. Por, edhe 20 të tjerë thotë se do të vihen në funksion deri në Vitin e Ri.

Orce Gjirgjievski, Kryetar i Qytetit të Shkupit

Deri në Vitin e Ri, nga ajo që jam informuar nga transportuesit privat do të shtohen edhe së paku 20 autobusë, që do të thotë se do të normalizohet plotësisht transporti qytetit. Diku në muajin mars, në koordinim me Qeverinë, pritet të arrijnë edhe 80 autobusë të rinj”.

Mirëpo, vetëm një orë më herët, kryetari i ri kryeqytetit, tha se nga sot do të funksiojnë 60 autobusë të ri dhe jo 55.

Orce Gjirgjievski, kryetar i Qytetit të Shkupit

Nga sot do të vihen në funksion 60 autobusë privat”.

E transportuesit zotohen se do të respektojnë oraret dhe se do të arrijnë sakt në kohë, ashut siç shkruan në tabelën informative nëpër stacione autobusash.

Jovica Zafirovski, përfaqësues i transportuesëve privat

Në periudhën në vijim do të punojmë edhe në ndryshimin e orareve të autobusëve dhe në të gjitha projektet që janë pjesë e transportit publik, që t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve dhe për kohë të shkurtë orari do të respektohet dhe qytetarët nuk do të presin. Siç shkruan në tabelat informative, ashtu do të arrijnë autobusat”.

Borxhi aktual ndaj tyre siç bënë me dije është rreth 170 milion denarë. Ndërsa Gjorgjievski u shpreh se nga java e ardhshme do të merren vesh për afatet e pagesës së borxhit të tyre.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING