(VIDEO) Konstituohet këshilli i Qytetit të Shkupit, Dimitrovski zgjidhet kryetar
Qyteti i Shkupit konstituoi këshillin. Kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit u zgjodh Dame Dimitrovski, nga VMRO-DPMNE. Ai u zgjodh me 23 vota për dhe u propozua nga VMRO –DPMNE-ja e cila së bashku me koalicionin VLEN kanë shumicë në këshill.
Dame Dimitrovski, kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit
“Nuk e konsideroj këtë vetëm një funksion, por edhe një besim që marr nga ju si përfaqësues të zgjedhur të të gjithë banorëve të Shkupit, të cilët presin të shohin një institucion që do të punojë me ndershmëri, përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve. Do të jem kryetar t i të gjithë këshilltarëve në Këshill, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike. Do të jem gjithashtu një zë i arsyes dhe një ndërmjetës i dialogut kur është e nevojshme. Do të jem një garanci se Kuvendi i Qytetit do të kthej besimin e qytetarëve.”
Në seancën e parë të udhëheqësisë së re të Qytetit të Shkupit, u zgjodhën edhe kryetari dhe anëtarët e Komisionit për Verifikim, Çështje Mandatesh, Njohje, Peticione dhe Ankesa, në të cilin kryetar u zgjodh Aneta Markovska dhe anëtarë Sllavço Misajllevski, Sasho Kukevski, Keti Shterjova dhe Zekirija Berisha.
Këshillit verifikoi mandatet ekëshilltarëve të zgjedhur në zgjedhjet e 19 tetorit. Këshilli i ri do të ketë gjithësej 45 këshilltarë, prej të cilëve 18 janë të VMRO-DPMNE-së, nga 6 të koalicionit VLEN, AKI-së, Levica, 5 LSDM dhe 1 partia ZNAM dhe 3 këshilltarë të pavarur.
Seancën e udhëhoqi Risto Penov, ish kryetar i Qytetit të Shkupit dhe si këshilltari më i moshuar.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

