(VIDEO) Kasami e mori mandatin e dytë si kryetar i Tetovës

(VIDEO) Kasami e mori mandatin e dytë si kryetar i Tetovës

Kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë sot zyrtarisht mandatin e dytë për udhëheqjen e komunës edhe për katër vitet e ardhshme. Në konferencën e parë pasi mori mandatin e dytë i pari i Tetovës ka numëruar projektet e nisura që do të vazhdojnë të realizohen për transformimin e Tetovës. Ai ka deklaruar se Tetova ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillim dhe tani është koha që këtë ta vazhdojë edhe në Kapitullin e Dytë.

BILALL KASAMI, KRYETAR I TETOVËS

Vazhdimi i realizimit të projekteve infrastrukturore. Poashtu, një mega projekt që ka të bëjë me kanalizimin fekal pra një projekt mbi 40 milion euro për kolektorin kryesorë të ujrave të zeza për filterstacionin apo impiantin e ujërave të zeza në fshatin Falishtë, është në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së operatorëve”.

Me qëllim të rritjes së transparencës, Kasami tha se në këtë katër vjeçarë të dytë qytetarët do të mund ti ndjekin drejtëpërdrejtë edhe seancat e këshillit komunal për të mësuar dhe për të ndjekur vendimet që ky organ merr, përmendi gjithashtu edhe takimet e rregullta mujore me qytetarët që do ti vazhdojë si kryetar komune.

BILALL KASAMI, KRYETAR I TETOVËS

Edhe në këto katër vite, Tetova do të jetë një komunë e hapur për qytetarët do të vazhdojnë të gjithë ato projekte të cilat i kemi pasur, edhe sa i përket takimeve të rregullta mujore me qytetarët për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre edhe sa i përket përcjelljes së drejtëpërdrejtë të mbledhjeve të këshillit komunal”.

Kujtojmë se, Kasami mori besimin për mandat të dytë për kryetar të Tetovës, në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 2 nëntor. Në balotazh, ai kishte kundër kandidat Bajram Rexhepin nga Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, ndërkaq dallimi në vota mes kandidatëve ishte 5013 vota në favor të Kasamit.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING