Çdo ditë jemi në rrugë, kërkojmë paga dhe asgjë më tepër, porositën punonjësit e NP “Parqe dhe gjelbërim” – Shkup
Të punësuarit në “Parqe dhe gjelbërim” – Shkup sot sërish protestuan para kësaj ndërmarrje publike dhe kanë shprehur revoltë pse ende nuk u janë paguar pagat e shtatorit dhe të tetorit. U bëjnë thirrje punonjësve tëerë, që janë anëtarë të sindikatës, të vijnë edhe nesër në protestë, e cila do të mbahet në vendin e njejtë dhe të shprehin pakënaqësinë.
“Punëtorët nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, ndërsa sindikata mbetet e qëndrueshme në luftën për pagesë të dinjitetshme dhe trajtim të drejtë. Protestat do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, derisa të përmbushet të paktën një nga qëllimet e vendosura. Punonjësit paralajmërojnë se do t’i intensifikojnë aktivitetet nëse situata nuk zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur.”, thuhet në njoftimin e tyre.

