(VIDEO) Raporti i Progresit, RMV nuk ka progres në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit

(VIDEO) Raporti i Progresit,  RMV nuk ka progres në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit

Komisioni Evropian ka publikuar sot raportin e progresin për Maqedoninë e Veriut, sipas të cilit vendi nuk ka shënuar përparim këtë vit. Përpos kritikave në fushën e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, vendi vazhdon të ketë ngecje në procesin negociues për shkak të kontesteve me Bullgarinë.

Marta Kos, Eurokomesare për Zgjerim

Maqedonia e Veriut është plotësisht e harmopnizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe vazhdojnë përgatitjet teknike në lidhje me udhërrëfyesit dhe Planin e Veprimit për negociatat pas Klasterit të parë, por deri më tani nuk ka ndërmarrë hapat vendimtarë për të avancuar në negociatat për anëtarësim dhe duhet të ndryshojë Kushtetutën në përputhje me përfundimet e Këshillit të vitit 2022, për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së”.

Në raport thuhet se, vendi nuk ka shënuar aspak përparim në reformimin e sistemit gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se, pavarësia e përgjithshme dhe autonomia financiare e gjyqësorit minohet nga ndërhyrja dhe presioni nga degët e tjera shtetërore, duke përfshirë përpjekjet e Parlamentit për të ushtruar presion mbi anëtarët e Këshillit Gjyqësor që të japin dorëheqjen, dhe burimet e kufizuara financiare të ndara.

Raporti i progresit

Korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe është një çështje shqetësuese serioze. Tragjedia e 16 marsit 2025 në Koçan, gjatë së cilës një zjarr shpërtheu në një klub duke vrarë 62 persona dhe duke plagosur mbi 190 të tjerë, zbuloi sfida të qëndrueshme sistemike mbi zbatimin e masave antikorrupsion. Masat parandaluese dhe shtypja efektive e korrupsionit duhet të përmirësohen. Aktakuza e ngritur ndaj Presidentes së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), e cila çoi në dorëheqjen e saj, ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e institucionit”.

Po ashtu thuhet se, rastet e korrupsionit të nivelit të lartë shpesh prolongohen, vjetërsohen ose rezultojnë në dënime minimale, gjë që forcon skepticizmin publik në lidhje me efektivitetin e luftës kundër korrupsionit.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING