(VIDEO) Transparens: Vetëm 35% e kandidatëve dorëzuan raport për donacionet e fushatës

(VIDEO) Transparens: Vetëm 35% e kandidatëve dorëzuan raport për donacionet e fushatës

Transparency International – Maqedoni, në kuadër të aktivitetit të saj mujor për ndjekjen e rasteve dhe veprimeve që lidhen me sjellje korruptive dhe luftën kundër korrupsionit, në shtator ka regjistruar disa ngjarje “të dyshimta”. Ndër to veçohet raporti për donacionet e pranuara nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore, ku vetëm një e treta e pjesëmarrësve kanë dorëzuar raport.

TRANSPARENCY INTERNATIONAL – MAQEDONI

Sipas Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, vetëm një e treta e pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore kanë dorëzuar raporte për donacionet – gjithsej 35 për qind e pjesëmarrësve kanë dorëzuar raporte për donacionet e pranuara. Brenda afatit janë dorëzuar gjithsej 61 raporte, që përbëjnë rreth 35 për qind të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor”.

Ndër ngjarjet e dyshimta përmendet edhe fakti që, për shkak të provave të reja, Prokuroria ka zgjeruar hetimin për zjarrin në disko-klubin “Pulse” në Koçan, gjykimi për të cilin është caktuar më 19 nëntor, në sallën speciale të gjykatës në burgun “Idrizovë”.

Sa i përket sundimit të ligjit,Transparency thekson se vendi është në proces stagnimi dhe ndodhet në vendin e 64-të, bashkë me Ganën, Argjentinën, Kazakistanin dhe Mongolinë.

Nga ana tjetër, në kategorinë e ngjarjeve “të pastra”, organizata ka përfshirë: hetimin për abuzime dhe keqtrajtime në institucione private për kujdesin e të moshuarve, hetimin e ri për keqpërdorime në REK Manastir, masat e paraburgimit për gjashtë persona dhe masa kujdesi për pesëmbëdhjetë të ndaluar në rastin e spitalit të Prilepit, si dhe kallëzimin penal kundër ish-drejtorit në ndërmarrjen publike “Pyjet Kombëtare” – Manastir, për shkak të dyshimit për veprën penale “moskryerje e detyrave zyrtare me kujdes”. /SHENJA/

 

MARKETING