Konjufca pasi u propozua mandatar: E pranoj me përulje – na priftë e mbara bashkë
Glauk Konjufca është deklaruar pasi është propozuar si mandatar nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tij, këtë pozitë e pranoi me përulje, pasi siç tha ai, e bëri si thirrje nga detyra e cila i shndërron në shërbëtorë të interesit publik.
Ai tha se VV-ja e ka definuar këtë interes në dy shtylla duke shtuar se e para është shmangia e dy parë zgjedhjeve të mundshme brenda tre muajsh, dhe votimi i buxhetit për vitin 2026.
“Me përulje po e pranoj këtë nominim për mandat kryeministri. Këtë e bëj si thirrje nga detyra e cila na shndërron në shërbëtorë të interesit publik. VV-ja e ka definuar këtë interes në dy shtylla, së pari shmangia e dy parë zgjedhjeve të mundshme brenda tre muajsh dhe votimin e buxhetit për vitin 2026 pa të cilin rrezikohen dimensionet vitale të qytetarëve tanë. Jo më pak urgjente është edhe votimi i planit të rritjes së BE-së. E pafalshme nëse për shkak të tekave të partive politike e humbin këtë mundësi, duke u krekosur se po shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Konjufca, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se dy procese të tjera po ashtu nuk presin. Ai përmendi RTK-në, punëtorët e të cilës mbesin pa paga të tyre dhe siç thotë ai, nuk ka kurrëfarë afati shteti për buxhetin e tri komunave. Prishtinë, Gjilani dhe Zubin Potoku.
“Edhe neve hovi i dëshirave na thotë zgjedhje, por maturia shtetërore në thotë të bëjmë një qeveri të re e cila synon të na dërgoj së paku deri te muret e kalasë së presidentit. Më së paku kemi menduar që do të vijmë në këtë pikë, pasi si dje më kujtohet kur vetë e propozova Kurtin si mandatar, e sot ai mua”, tha Konjufca.

