Tre kandidatë të rinj për deputetë në vend të atyre që u bënë kryetarë komunash
						Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov janë kandidatët për deputetë në vend të Beti Stamenkovska Trajkovska, Jane Micevski dhe Dejan Prodanoski të cilët u zgjodhën për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale, konkludoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme.
Siç sqaroi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, Nikollovska, Stojanovski dhe Andonov, sipas listës së koalicionit “Maqedonia Juaj”, duhet të zëvendësojnë Stamenkovska Trajkovskën, Micevskin dhe Prodanoskin.
Para Stojanovskit në listën e deputetëve nga koalicioni është Igor Nikovski, por Nikovski e informoi KSHZ-në se nuk e pranon mandatin, prandaj Stojanovski po vjen në vend të tij.
Për tre deputetët e rinj, KSHZ-ja, tha Kondarko, menjëherë do të informojnë Kuvendin e RMV-së.
Më herët sot, në seancë, Kuvendi konkludoi se Beti Stamenkovska Trajkovskës, Jane Micevskit dhe Dejan Prodanoskit u janë ndërprerë mandatet për deputetë.
“KSHZ-ja konkludioi se deputetë në Kuvend për pjesën e mbetur të mandatit do të jenë Aleksandra Nikolovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov, dy të parët për Njësinë Zgjedhore 1, dhe Andonov për Njësinë Zgjedhore 4, vuri në dukje Kondarko dhe shtoi se sipas procedurës, KSHZ-ja do t’u lëshojë një certifikatë deputetëve të zgjedhur, dhe më pas Kuvendi duhet të verifikojë mandatet e tyre.
Deputetja Beti Stamenkovska-Trajkovska u zgjodh kryetare e komunës së Kisella Vodës, deputeti Jane Micevski për komunën e Sopishtës, ndërsa Dejan Prodanoski për kryetar të komunës së Prilepit.
Në seancën e sotme, KSHZ-ja miratoi edhe Vendimin për ndarjen e mjeteve për të punësuarit e saj, pjesëtarët e MPB-së dhe personat e tjerë të angazhuar për kthimin e pajisjeve biometrike për identifikimin e votuesve që janë përdorur në procesin zgjedhor. Pajisjet duhet të sillen në KSHZ, dhe më pas prej tyre duhet të fshihen edhe të gjitha të dhënat e futura.

