Arrestohet shoferi i cili qëlloi për vdekje një çiklist në Shkup dhe u largua nga vendi i aksidentit
						Është arrestuar shoferi i cili sot goditi një çiklist në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup dhe i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, njoftoi MPB.
Bëhet fjalë për H.K. (37) i cili me automjet të udhëtarëve “pasat” me targa të Shkupit, goditi një biçikletë të drejtuar nga J.K. (78) nga Shkupi.
“Sot në Shkup, nëpunësit e policisë nga SPB Shkup e privuan nga liria H.K. (37) nga Shkupi, sepse rreth orës 12:30 në bulevardin ‘Goce Delçev’ në Shkup, me automjet të udhëtarëve ‘pasat’ me targa të Shkupit, goditi një biçikletë të drejtuar nga J.K. (78) nga Shkupi, i cili vdiq në vendin e ngjarjes nga plagët e marra. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ‘pasat’ u largua nga vendi i ngjarjes, por pas masave të marra nga nëpunësit e policisë, ai u gjet dhe u privua nga liria”, njoftuan nga MPB.
Pas dokumentimit të rastit kundër H.K. do të parashtrohet parashtresë adekuate.

