Rezultatet përfundimtare në Dibër, Fisnik Mela fiton ndaj Ramadan Imerit
Numërohen 100% e votave në Dibër. Kryetar i ardhshëm i komunës së Dibrës do të jetë Fisnik Mela, i koalicionit VLEN, i cili ka marrë 4.369 vota ose 52,47% duke lënë pas kandidatin e pavarur Ramadan Imerin me 3.674 vota, ose 44,13%. Numri total i fletëvotimeve të pavlefshme në këtë komunë ishte283. Ndërsa dalja e qytetarëve në Bogovinë ishte 42,13%. /SHENJA/

