Xhenur Iseni: Kryefjala e zgjedhjeve ishte Haqim Ramadani dhe Suat Shaqiri
Analisti politik Xhenur Iseni, i ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka vlerësuar se figurat kryesore të raundit të parë të zgjedhjeve ishin Haqim Ramadani dhe Suat Shaqiri nga komuna e Çashkës, raporton SHENJA.
“Sipas mendimit tim, kryefjala e këtyre zgjedhjeve ka qenë z. Haqim Ramadani dhe Suat Shaqiri nga komuna e Çashkës. Ne e dimë se edhe para katër viteve z. Ramadani ishte shumë afër fitores, por kësaj here me një mobilizim të madh dhe me mbështetjen e listës së përbashkët të këshilltarëve nga AKI dhe VLEN, ai arriti të fitojë,” deklaroi Iseni.
Sipas analistit, rezultati në Çashkë është tregues i rëndësisë së bashkëpunimit politik dhe mobilizimit në terren gjatë zgjedhjeve lokale./SHENJA/

