Arsim Dalipi me mesazh për votuesin e heshtur: Duroni, ditët e mira dhe fitorja po vijnë

Arsim Dalipi me mesazh për votuesin e heshtur: Duroni, ditët e mira dhe fitorja po vijnë

Kandidati i AKI-së për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi, përmes një videoje të publikuar në faqen e tij në Facebook, iu drejtuar atyre që, sipas tij, janë në frikë dhe nën presion në punë, institucione, administratë dhe biznese. U tha se e di shumë mirë nëpër çfarë po kalojnë, që u kërkohet të heshtin dhe të mos deklarohen, por i siguroi se i mbron dhe është me ta dhe u kërkoi që të durojnë edhe disa ditë.

“Unë jam me ju dhe ju premtoj se siç po qëndroni sot në heshtje dhe me dinjitet, shumë shpejt do të qëndroni krenar dhe me zë të lartë në një Strugë të lirë. Duroni edhe pak! Falemnderit që nuk u dorëzuat. Faleminderit që nuk lejuar askënd të blejë dinjitetin tuaj, as me asfalt, as me disa kubikë dru, as me premtime boshe e joshje të përkohshme”, tha Arsim Dalipi, kandidat i AKI-së për kryetar të Strugës.

MARKETING