(VIDEO) Kallëzime penale për ish-drejtorin dhe gjashtë punëtorë të AUV-së
Merrte mëditje më shumë se sa i takonte për udhëtimet e tij jashtë shtetit, edhe pse akomodimin dhe ushqimin i’a mbulonte institucioni, ish drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dyshohet për veprën penale “përvetësim në shërbim”. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se edhe kanë bërë kallëzim penal ndaj drejtorit, por edhe zëvendësit dhe 5 të punësuar tjerë në Agjenci, të cilët dyshohen krahas veprës penale “përvetësim në shërbim” dhe për “ndihmë”. Drejtori sipas njoftimit të MPB-së dyshohet që veprën ta ketë kryer për tre vite radhazi.
GOCE ANDREEVSKI, ZËDHËNËS I MPB-SË
“Z.A. në cilësinë e drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2020, disa herë, me qëllim që të përfitoj në mënyrë të paligjshme për veten e tij, fondet që i ishin besuar në shërbim, për udhëtime zyrtare jashtë vendit, në të cilat ai ka marrë pjesë, ka marrë mëditje në vlerë prej 50%, megjithëse sipas Dekretit për ndryshimin e Dekretit për shpenzimet e udhëtimeve të punës dhe udhëtime jashtë shtetit duhej të merrte vetëm 20%, sepse harxhimet për akomodim dhe ushqim mbuloheshin nga institucioni”.
Ndërsa zëvendës drejtori dhe të punësuarit e tjerë dyshohet të jenë fajtor sepse i kanë përgatitur dhe i kanë miratuar mëditjet e drejtorit, të vetëdijshëm se vendimet ishin të kundërligjshme.
GOCE ANDREEVSKI, ZËDHËNËS I MPB-SË
“F.M. në cilësinë e zëvendësdrejtorit, me nënshkrimin e vendimeve për miratimin e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, i ka ndihmuar drejtorit që t’i përvetësoj paratë në mënyrë të paligjshme, kurse L.A., A.R., dhe E.T në disa raste, në kundërshtim me Dekretin e lartëpërmendur, kanë përgatitur vendime për miratimin e udhëtimeve zyrtare jashtë në emër të Z.A., në bazë të të cilave vendime A.B. dhe A.B i kanë miratuar pagesën e fondeve, të vetëdijshëm se vendimi nuk ishte sjellur në pajtim me Dekretin”.
Sipas MPB-së dyshohet se me veprimet e ndërmarra e kanë dëmtuar buxhetin e Agjencisë për 62.530 denarë.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

