VLEN: Tetova nuk është mall pazari për Levicën dhe BDI/AKI-në!

VLEN: Tetova nuk është mall pazari për Levicën dhe BDI/AKI-në!

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër pas, siç thotë, takimeve të kandidatit të BDI/AKI-së, Bajram Rexhepi, me përfaqësues të partisë Levica, të cilën VLEN e cilëson si “anti-NATO, anti-perëndimore dhe anti-shqiptare”.

Në kumtesën për media, VLEN thekson se “opinioni është tronditur, por vetëm Bajram Rexhepi nuk u pendua” pas publikimit të fotografive ku shihet me përfaqësues të Levicës. “Në vend që të kërkonte falje për këtë turp publik, Rexhepi madje edhe fyeu tetovarët, duke i akuzuar se kanë ‘shitur’ votën e tyre,” thuhet në reagim.

Sipas VLEN-it, deklaratat e zëdhënësit të BDI-së, Arbër Ademi, i cili ka quajtur Tetovën, Çairin dhe Dibrën “mëhalla”, janë dëshmi shtesë e qëndrimit përçmues ndaj qytetarëve.

“Ky është pazari më i pistë që ka parë Tetova – një ‘patriot’ që lyp ndihmë nga Levica për të rrëzuar një shqiptar,” thuhet më tej në kumtesë.

VLEN kërkon sqarime publike nga BDI/AKI lidhur me “strategjinë kombëtare” për të bashkëpunuar me Levicën dhe e pyet Bajram Rexhepin “me çfarë morali del para tetovarëve pasi ka shtrënguar duart me anti-shqiptarët e Apasievit”.

Koalicioni përfundon reagimin me mesazhin:

“Tetova nuk është mall pazari, andaj më 2 nëntor, tetovarët do të flasin me një zë të qartë: PO për Bilall Kasamin.”

MARKETING