Afrim Gashi zhvillon takim me rektoren dhe stafin akademik të UKM-së
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi se ka realizuar një takim me Rektoren e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Prof. Dr. Biljana Angelova, kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të UKM, Prof. Dr. Angel Ristov, si dhe me stafin akademik të universitetit.
Gjatë takimit, Gashi dhe pjesëmarrësit shkëmbyen ide për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe komunitetit akademik, me fokus në zhvillimin e arsimit, hulumtimin shkencor dhe politikave për të rinjtë. Ata diskutuan gjithashtu për nevojën e reformave në arsim, forcimin e kapaciteteve të brendshme dhe investimin në dije si bazë të qëndrueshme për përparimin e vendit.
“Vlerësova kontributin e stafit akademik në zhvillimin arsimor dhe shkencor të vendit, duke theksuar mbështetjen time për institucionet e arsimit në përmbushjen e misionit të tyre akademik”, tha Gashi.

