(VIDEO) Liderët e ballkanit perëndimor takohen me mbretin britanik Charles III

(VIDEO) Liderët e ballkanit perëndimor takohen me mbretin britanik Charles III

Samiti i Procesit të Berlinit ka mbledhur në Londër udhëheqës nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian. Pak para fillimit të samitit, udhëheqësit rajonalë u takuan me mbretin britanik Charles III. Delegacione nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia po marrin pjesë në samitin e sotëm, nikoqir i të cilit është kryeministri britanik Keir Starmer. Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në rrjetin social Facebook, tha se në takim me mbretin Charles III kanë diskutuar për miqësinë midis RMV-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, stabilitetin, zhvillimin dhe mbrojtjen e natyrës.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Ky takim është një njohje dhe respekt, por edhe një inkurajim për të vazhduar në rrugën e vlerave të përbashkëta, besimit dhe partneritetit. Në kuadër të Procesit të Berlinit të organizuar nga kryeministri Keir Starmer, kam pasur disa takime që synojnë bashkëpunimin strategjik ekonomik dhe infrastrukturor me Mbretërinë e Bashkuar”.

Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014, synon t’i mbajë vendet e Evropës Juglindore në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në samit marrin pjesë gjithashtu përfaqësues nga Gjermania, Franca dhe anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian. Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme Britanike, liderët do të diskutojnë për stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si dhe luftën kundër migracionit të paligjshëm.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING