ASHMAA: Edhe dy procedura kundërvajtëse për mosrespektim të heshtjes zgjedhore

ASHMAA: Edhe dy procedura kundërvajtëse për mosrespektim të heshtjes zgjedhore

Për shkak të shkeljes së heshtjes zgjedhore në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale 2025, dhe bazuar në raportet nga monitorimi i kryer mbi prezantimin mediatik zgjedhor, Këshilli i Agjencisë, në seancën e sotme të 15-të, ka vendosur inicimin e procedurave kundërvajtëse kundër TV 24 Lajme dhe TV Vistel, kumtuan nga Agjencia për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele.

Siç shpjegojnë nga atje, të dy televizionet më 19 tetor gjatë raportimit gjatë ditës së dytë të heshtjes zgjedhore, kanë transmetuar deklarata nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski bartës i funksionit në një organ qeveritar. TV Vistel në dy raste ka transmetuar konferencë për shtyp të ministrit Toshkovski, ndërsa TV 24 Lajme në lajmet në orën 10 ka transmetuar një deklaratë të të njëjtit ministër.

Raporti i monitorimit mbi prezantimin mediatik zgjedhor në TV 24 Lajme është i disponueshëm në linkun.

Raporti i monitorimit mbi prezantimin mediatik zgjedhor në TV Vistel është i disponueshëm në linkun

 

MARKETING