Ademi: AKI i konsideron zgjedhjet të lira, fer dhe demokratike

Pas mbylljes së qendrave të votimit dhe përfundimit të heshtjes zgjedhore, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor. Ai theksoi se, sipas Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), zgjedhjet janë vlerësuar si të lira, fer dhe demokratike.
“Është përmbyllur një pjesë shumë e rëndësishme e procesit demokratik. Por tani nis faza tjetër, po aq e rëndësishme: ajo e numërimit, administrimit dhe ruajtjes së integritetit të votës,” deklaroi Ademi.
Ai u bëri thirrje të gjithë komisionerëve, vëzhguesve dhe institucioneve përgjegjëse që të respektojnë standardet më të larta evropiane, me qëllim që rezultati përfundimtar të pasqyrojë saktësisht vullnetin e qytetarëve.
“Besëlidhja – Aleanca Kombëtare për Integrim i konsideron këto zgjedhje të lira, fer dhe demokratike,” përfundoi Ademi. /SHENJA/