Në Shkup, me të drejtë vote, 474.304 qytetarë do të zgjedhin midis 16 kandidatëve për kryetar dhe 19 listave të këshilltarëve

Shkupjanët në Zgjedhjet lokale 2025 kanë mundësinë të zgjedhin Kryetar të Qytetit të Shkupit në mesin e 16 kandidatëve, nga të cilët vetëm një është grua. Për 45 vende për këshilltarë janë dorëzuar 19 lista me 855 kandidatë.
Ata gjithashtu votojnë edhe për kryetarët e komunave dhe këshilltarët e komunave të Shkupit në të cilat jetojnë.
Pra, në këtë mënyrë, në qendrat e votimit do të marrin katër fletëvotimi, të cilat pas votimit do të duhet t’i vendosin në kutitë e shënuara. Të drejtë vote në Qytetin e Shkupit kanë 474.304 zgjedhës.
Në komunat e Shkupit – Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Saraj, Çair, Shuto Orizarë dhe Qendër – qytetarët votojnë gjithashtu për kryetarët komunalë dhe këshillat komunalë përkatës.
Çdo votues në Shkup merr katër fletëvotime: dy për zgjedhjet në nivel të qytetit (për kryetar dhe këshillin e Qytetit të Shkupit) dhe dy për komunën ku banon (për kryetar komune dhe këshillin komunal).