Dje votuan të burgosurit, të sëmurët dhe të pafuqishmit

Dje votuan të burgosurit, të sëmurët dhe të pafuqishmit

Dje të drejtën e votës e kanë ushtruar të burgosurit, personat në arrest shtëpiak, të sëmurët dhe të pafuqishmit, si dhe personat që ndodhen në shtëpitë e të moshuarve. Sipas Listës Zgjedhore, në institucionet ndëshkuese, të drejtë vote kanë 2.162 të burgosur, më shumë në burgun e Idrizovës – 938, në burgun e Shutkës 391, në burgun e Shtipit 237, ndërsa në burgun e Prilepit 119. Në shtëpitë e tyre votojnë edhe personat që janë në arrest shtëpiak dhe që janë paraqitur për të votuar.

Kryetari i Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve Boris Kondarko dje në konferencë për media, njoftoi se është korrigjuar gabim shtypi në fletëvotimet në Komunën Novo Sellë dhe materiali tashmë është dërguar. Ndërsa shtoi se votimi në përgjithësi është zhvilluar pa asnjë problem dhe se materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë nga komisionet komunale zgjedhore deri te këshillat e votimit, dhe qytetarët po e realizojnë lirshëm të drejtën e tyre zgjedhore.

MARKETING