Irlanda do të financojë rindërtimin e Gazës

Irlanda do të angazhojë “miliona euro” në muajt e ardhshëm për të financuar rindërtimin e Gazës, transmeton Anadolu.
Ministri i Jashtëm irlandez, Simon Harris, pritet t’i tregojë kabinetit se janë duke u zhvilluar përgatitjet për një paketë të madhe ndihme irlandeze për të mbështetur Gazën, pas vendimit të Irlandës për t’u bashkuar me Koalicionin e Emergjencës për Qëndrueshmërinë Financiare të Autoritetit Palestinez.
Ai gjithashtu do të njoftojë se një dërgesë prej 1.500 tendash të destinuara për në Gaza përfshin 750 tenda nga rezervat humanitare të Irlandës, raportoi Transmetuesi irlandez RTE.
Qeveria ka njoftuar tashmë një ndihmë shtesë prej 6 milionë eurosh për popullin e Gazës, duke e çuar kontributin total të Irlandës që nga viti 2023 në mbi 100 milionë euro.