(VIDEO) Oda e Mjekëve: Kuzmanovski nuk posedon licencë pune aktive

(VIDEO) Oda e Mjekëve: Kuzmanovski nuk posedon licencë pune aktive

Ish drejtori i klinikës së neurologjisë Igor Kuzmanovski për të cilin të premten në media u shfaqën pamje duke shfrytëzuar lëndë narkotike, aktualisht nuk posedon licencë pune aktive, pasi afati I saj I ka skaduar më 15 mars të këtij viti, ndërkohë, ai ka paraqitur kërkese për vazhdimin e saj, kanë njoftuar sot nga oda e mjekëve.

ODA E MJEKËVE TË RMV-SË

“Doktori Igor Kuzmanovski aktualisht nuk ka licencë pune aktive, pasi vlefshmëria e saj skadoi më 15.03.2025. Ai ka paraqitur një kërkesë për vazhdimin e saj, dhe Oda po shqyrton të gjitha aspektet që lidhen me zhvillimet e fundit. Po mblidhet dokumentacioni dhe informacione nga institucionet kompetente, pas së cilës publiku do të informohet për masat që do të merren”.

Ministri i shëndetësisë Azir Aliu I pyetur për këtë në preskonferencën e sotme tha është informuar se  Kuzmanovski nuk kishte licencë,  por theksoi se duke pasur parasysh se Oda e Mjekëve i lëshon ato licenca, do të presin një vendim prej tyre. I pyetur se a ka trajtuar pacientë gjatë gjithë periudhës që nuk ka pasur licencë, Aliu tha se është formuar komision dhe se po zhvillohet mbikqyrje inspektuese.

AZIR ALIU, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Po, jam i informuar se Kuzmanovski  nuk ka pasur licencë , jemi duke i zhvilluar mbikqyrjet inspektuese. Si ministër duhet të dal para jush me informacione të verifikuara, prandaj dua një raport. Do të verifikohet se çfarë lloj shërbimesh shëndetësore dhe pune me pacientët ka pasur, dhe pastaj do t’ju japim informacione”.

Aliu njoftoi se në vend të Kuzmanovskit sot drejtor I klinikës së neurologjisë është emëruar Jovan Bozhinovski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING