Dy deputetë dënojnë gjenocidin izraelit në Gaza derisa Trump mbante fjalim në Parlamentin izraelit

Dy ligjvënës izraelitë brohoritën slogane që denonconin gjenocidin në Gaza gjatë fjalimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Parlamentin izraelit (Knesset), transmeton Anadolu.
Në pamjet e incizuara shihen Ayman Odeh dhe Ofer Cassif, anëtarë të Partisë së krahut të majtë Hadash, duke u larguar nga seanca plenare e Knesset-it pasi ngritën pankarta dhe brohoritën kundër gjenocidit izraelit në Gaza.
Dy ligjvënësit, të cilët i përkasin Hadash-it (Frontit Demokratik për Paqe dhe Barazi) një parti politike arabo-hebraike e krahut të majtë ngritën pankarta dhe kënduan slogane që denonconin gjenocidin izraelit në Gaza.