VLEN: Saraji po çohet në këmbë me Një Zë për Muhamet Elmazin!

Nga koalicioni VLEN kanë thënë se tubimi në Komunën e Sarajit ka qenë madhështorë, ku qytetarët, sipas tyre, dërguan mesazhin e qartë: Boll më me gënjeshtra tani duam ujë, rrugë dhe zhvillim të vërtetë!
“Muhamet Elmazi, kandidati për kryetar komune, dhe Amir Idrizi, bartësi i listës për këshilltarë, paraqitën planin konkret që kthen dinjitetin dhe zhvillimin në çdo fshat e lagje të Sarajit.
Në qendër të këtij plani është uji i pijshëm 24/7 për çdo shtëpi dhe vendbanim, ndërtimi i rrugëve dhe infrastrukturës moderne që e lidh dhe e gjallëron Sarajin.
VLEN po sjell projektet që qytetarët i kanë pritur me vite si infrastrukturë moderne, ndriçim publik, largim të deponive, qendra rinore dhe investime në turizëm e gjelbërim.
Ky është zëri i qytetarëve që nuk pranojnë më varfëri, ndarje e harresë, por kërkojnë jetë më të mirë për çdo familje.
Më 19 tetor, Saraji do të flasë me Një Zë për Muhamet Elmazi, dhe bartësin e listës Amir Idrizi”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.