(VIDEO) Familjarët e tragjedisë në Koçani kërkojnë fillimin e procedurës gjyqësore

(VIDEO) Familjarët e tragjedisë në Koçani kërkojnë fillimin e procedurës gjyqësore

Nga dita e sotme familjarët e të vdekurve nga tragjedia në diskotekën “Puls” në Koçan do ta bllokojnë rrugën e qytetit për një orë në shenjë revolte deri në fillimin e procedurës gjyqësore, kanë njoftuar familjarët të cilët humbën të dashurit e tyre, në marshin e ditës së djeshme. Ata kanë bërë të ditur se bllokime të trafikut do të mbahen çdo ditë nga ora 15:15 deri në orën 16:15 në rrethrrotullimin pranë urës në rrugën “Stevo Teodosievski”.

Familjarët thanë se këtë vendim e morën për shkak se avokatët e të dyshuarve kanë deklaruar se gjykimi do të zgjaste nga 10 deri në 15 vjet.

Familjarët kërkojnë që kapaciteti i gjykatës të rritet me gjykatës dhe asistentë shtesë gjyqësorë, në mënyrë që procesi të mos vonohet për shkak të mungesës së burimeve. Ata theksuan gjithashtu se seancave dëgjimore duhet t’u jepet përparësi dhe një ritëm i vazhdueshëm, në mënyrë që procedura të zhvillohet pa probleme dhe pa vonesa të panevojshme. Ata dyshojnë për manipulim ose ngadalësim të fshehur të procesit gjyqësor dhe kërkojnë monitorim publik dhe transparent të të gjitha aktiviteteve procedurale.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING