Kina lëshon disa satelitë nga deti në orbitë

Kina lëshon disa satelitë nga deti në orbitë

Kina ka lëshuar disa satelitë në bordin e raketës mbajtëse ‘Gravity-1’ nga ujërat pranë qytetit bregdetar Haiyang në provincën Shandong në bregdetin lindor, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia shtetërore Xinhua News, raketa u ngrit në orën 10:20 të mëngjes me kohën lokale, duke vendosur me sukses tre satelitë në orbitat e tyre të planifikuara. Misioni u krye nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Taiyuan.

Raketa mbajtëse transportoi një satelit me fushë të gjerë dhe dy satelitë eksperimental.

Raketa mbajtëse ‘Gravity-1’ realizoi fluturimin e saj të parë në janar të vitit 2024.

MARKETING