Mijëra palestinezë po kthehen në veri të Gazës pas hyrjes në fuqi të armëpushimit

Mijëra palestinezë po kthehen në veri të Gazës pas hyrjes në fuqi të armëpushimit

Me zbatimin e armëpushimit në Rripin e Gazës, mijëra palestinezë kanë filluar të kthehen nga Rripi jugor në atë verior të Gazës, transmeton Anadolu.

Pasi ushtria izraelite njoftoi se armëpushimi ka hyrë në fuqi në orën 12:00 të mesditës sipas kohës lokale, palestinezët që u detyruan të iknin në jug të enklavës po kthehen në shtëpitë e tyre në qytetin e Gazës.

Palestinezët po përdorin rrugën “Rashid”, një kalim nga Gaza qendrore dhe jugore për në pjesën veriore.

Ushtria izraelite njoftoi se armëpushimi në Rripin e Gazës ka hyrë në fuqi sot në mesditë pas marrëveshjes së arritur në Egjipt.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se tërheqja e pjesshme e trupave izraelite në “vijën e verdhë” ka përfunduar.

MARKETING