PDK do të abstenojë në votimin për nënkryetarin nga komuniteti serb, Lushtaku: Vetëvendosje po viktimizohet

PDK do të abstenojë në votimin për nënkryetarin nga komuniteti serb, Lushtaku: Vetëvendosje po viktimizohet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka sqaruar qëndrimin e partisë së tij lidhur me votimin për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Lushtaku tha se, megjithëse nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PDK-së, qëndrimi i partisë është i qartë se deputetët e saj do të marrin pjesë në seancë, por do të abstenojnë në momentin e votimit për nënkryetarin serb.

“Qëndrimi i njëjtë i PDK-së është që do të marrim pjesë, por do të abstenojmë, pasi partia e parë në këto zgjedhje duhet të vendosë dhe të marrë primatin e saj. Nuk e kemi ne për obligim që ta bëjmë kuorumin për zgjedhjen e nënkryetarit”, u shpreh Lushtaku.

Ai akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për viktimizim politik në këtë proces, duke theksuar se pushteti po mundohet të paraqitet si peng i Listës Serbe.

“Vetëvendosje po viktimizohet duke thënë se nuk po mund ta zgjedhin dhe se janë peng i Listës Serbe”, shtoi ai.

MARKETING