Një tërmet me magnitudë 7,5 godet Filipinet, vret 1 person dhe shkakton paralajmërim për cunami

Një tërmet me magnitudë 7,5 godet Filipinet, vret 1 person dhe shkakton paralajmërim për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,5 ballë ka goditur rajonin Mindanao të Filipineve, duke vrarë të paktën një person, si dhe duke nxitur lëshimin e një paralajmërimi për cunami, transmeton Anadolu.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 58,1 kilometrash në bregun lindor të Ishullit Mindanao në orën 9:43 me kohën lokale.

Sipas mediave lokale, deri më tani është raportuar një vdekje në zonën Mindanao.

Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë fillimisht e regjistroi tërmetin me magnitudë 7,6, por më vonë e rishikoi atë në 7,5.

Instituti ​​gjithashtu lëshoi një paralajmërim për cunami për zonat bregdetare të Filipineve lindore dhe jugore, duke i këshilluar komunitetet të qëndrojnë vigjilente për valë të mundshme cunami.

Pas tërmetit, qeveria e Qytetit Davao njoftoi pezullimin e mësimit në të gjitha nivelet, si në shkollat ​​publike ashtu edhe në ato private, për të lejuar një vlerësim të shpejtë të dëmeve në infrastrukturë dhe objekte.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, një tërmet tjetër me magnitudë 6 goditi 144 kilometra në jug-juglindje të qytetit Lorengau në provincën Manus të Papua Guinesë së Re në orën 2:08 me kohën lokale në një thellësi prej 10 kilometrash.

MARKETING