Bajram Rexhepi në lagjen Teqe: Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve po rriten çdo ditë, drejt fitores së madhe të 19 tetorit!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi ka njoftuar se ka zhvilluar në takim me banorët e Lagjes Teqe.
Rexhepi ka prezantuar programin dhe vizionin e tij për komunën në raste se merr besimin e qytetarëve për të qeverisur në katër vitet e ardhshme.
“Në lagjen Teqe shpalosëm kontratën tonë me qytetarët për katërvjeçarin e ardhshëm! Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve po rriten çdo ditë, drejt fitores së madhe të 19 tetorit!”, ka shkruar Rexhepi.