Xhelal Neziri porositë kandidatët e rinj: Fokusohuni në problemet lokale të qytetarëve!

Analisti politik Xhelal Neziri në emisionin “Debat në Shenja”, tha se qytetarët ballafaqohen me probleme bazike, sipas tij, në shekullin e 21 nuk kanë kanalizim fekale apo atmosferik.
“Ende i kemi ato gropat e mëdhaja në oborret, ende i kemi gropat e puesve për shkak të mungesës së ujësjellësit. Pra ne ballafaqohemi me probleme bazike, mos të flasim për ndotjen dhe cështjet e tjera të cilat mund t’i cilësojmë si luks për kushtet në të cilat jetojmë”, tha analisti Neziri.
Sipas tij qytetarët ballafaqohen me këto probleme, ndërsa kandidatët dëshirojnë të flasin për probleme të cilat i prek qytetarët, dëshiron të flas edhe për tema nacionale.
“Ta mbulojnë realitetin dhe të shesin diçka të cilën mendojnë se mund të grumbullojnë vota. Prandaj mendoj se është shumë e rëndësishme që kandidatët… janë njerëz të rinj, të ri në politik shoh që ka kultur të mirë të debatit, ka një debat të kulturuar i cili sjell një frymë evropiane në skenën politike, dhe këtë të rinj të cilët i futen politikës në nivel lokal është mirë që fokusin ta mbajnë në nivel lokale përderisa ju përfundon mandati dhe pasi të arrin suksese e tyre në nivel lokal të katapultohen në nivel nacional”, deklaroi Neziri.