(VIDEO) Sërish kaos në transportin urban, autobusët privat punojnë deri në ora 10:00

Nga e hëna, transportuesit privat kanë reduktuar autobusët, gjegjësisht ata punojnë vetëm nga ora 05:00 deri në ora 10:00. Me këtë orar siç njoftojnë ata, do të vazhdojnë derisa t’u paguhet borxhi nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike. Ndërsa, shtojnë se janë detyruar të marrin këtë vendim për shkak se nuk kanë para për naftë dhe servisim të autobusëve.
Jovica Zafirovski, përfaqësues i transportuesve privat
“Transportuesit privat kemi vozitur deri në orën 10:00 dhe u tërhoqëm sepse drejtori i NQP-së nuk ka ka kontaktuar dhe të na informoj për pagesën e mjeteve financiare që na i kanë borxh, prandaj i tërhoqëm autobusat dhe tani presim të shohim se çfarë do të ndodh. Ne e kemi patjetër të reduktohemi sepse nuk kemi para për naftë dhe servisim të rregullt të autobusëve”.
Ata kujtuan se borxhi total ndaj tyre është 170 milionë denarë, nga të cilët, siç thanë ata, aktualisht janë të detyruar të paguajnë 90 milionë denarë. Ata kishin sjellur edhe dokumentet e pagesave me vete për shkak se siç tha u akuzuan nga drejtori se manipulojnë dhe nuk e flasin të vërtetën.
Të premten transportuesit privat paralajmëruan se do të reduktojnë autobusët në rast se pagesa e tyre nuk kryhet deri të hënën. Ndërsa bënë me dije se NQP nuk u ka lëshuar para që nga muaji mars. Në konferencën e tyre, mori pjesë edhe drejtori i NQP-së i cili pranoi se ka borxh por shtoi se borxhi po zbutet që kur ai ka ardhur në krye të NQP-së.
Emine Ismaili /SHENJA/