Kodra e Diellit mbulohet nga bora

Kodra e Diellit mbulohet nga bora

Këtë mëngjes në Maqedoni ka pasur temperatura të ulëta me reshje shiu. Në male ka reshje bore.

Në Mavrovë dhe Kodër të Diellit sot në mëngjes ra bora e parë e kësaj vjeshte, duke krijuar një shtresë të hollë bore.
Borë ka edhe në vendet e tjera malore. Pritet që të formohet një shtresë bore deri në 15 centimetra.
Në vendet më të ulëta ka reshje shiu. Temperaturat për këtë periudhë të vitit janë nën mesataren. Temperatura maksimale do të jetë 13 gradë, ndërsa në Shkup do të arrijë deri në 11 gradë.

MARKETING