(VIDEO) Siljanovska Davkova: Rruga jonë drejt Brukselit ngjan me një maratonë

(VIDEO) Siljanovska Davkova: Rruga jonë drejt Brukselit ngjan me një maratonë

Rruga jonë drejt Brukselit ngjan me një maratonë. Këtë e deklaroi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë një ligjërate në Universitetin Kolumbia në Nju-Jork si pjesë e Forumit të Liderëve Botërorë. Sipas kreut të shtetit, kjo një maratonë që ndonjëherë na bën të pyesim veten: ‘a po presim Godonë?’

GORDANA SILJANOVSKA, PRESIDENTE

Tani procesi i zgjerimit është përsëri në axhendën e BE-së, por jo për një Union më të madh, por për stabilitet dhe siguri. Ky është një shans i mirë për ne të jemi në axhendë dhe të shfrytëzojmë momentin. Megjithatë, gjatë 30 viteve të fundit kemi përpjekur disa herë dhe rezultati janë 36 ndryshime në Kushtetutën tonë”.

Ajo theksoi se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor ka qenë një proces i gjatë dhe shpesh i shtyrë pa fund. Siljanoska deklaroi se BE-ja duhet ta rishqyrtojë qëndrimin e saj. Sipas saj, më parë BE-ja ishte sinonim i demokracisë dhe sundimit të ligjit, por sot po përballet me krizë lidershipi. “Marrëdhënia midis vendeve anëtare dhe vendeve kandidate si ne është shpesh e gabuar – është thjesht një marrëdhënie ‘dëgjo dhe vepro’,” theksoi presidentja Siljanovska./SHENJA/

MARKETING