Tronditje për Barcelonën: Ylli i ekipit jashtë për 5–6 javë pas operacionit në gju

Tronditje për Barcelonën: Ylli i ekipit jashtë për 5–6 javë pas operacionit në gju

Mesfushori i talentuar i Barcelonës, Gavi, do të mungojë për pesë deri në gjashtë javë, pasi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju, raporton Javi Miguel.

Klubi katalanas kishte konfirmuar më herët se lojtari do t’i nënshtrohej një operacioni, duke e lënë jashtë fushave në një moment vendimtar të sezonit.

Ky është një goditje e rëndë për skuadrën e Hansi Flick, e cila tashmë përballet me mungesa serioze në mesfushë. Gjatë periudhës së rikuperimit, 20-vjeçari do të humbasë ndeshjet ndaj Oviedo dhe Real Sociedad në La Liga, si dhe sfidën e rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së. Ai do të mungojë gjithashtu edhe në sfidën si mysafir ndaj Sevillas.

Edhe pse nuk ka një datë të saktë për rikthimin, objektivi i klubit është që ai të kthehet në fund të tetorit ose fillim të nëntorit. Mungesa e tij krijon një boshllëk të madh për Barcelonën, në një moment ku ekipi po kërkon stabilitet dhe rezultate në të gjitha frontet.

Përndryshe, Barcelona këtë sezon ka fituar 13 pikë në kampionatin spanjoll, dy më pak se lideri, Real Madrid./

MARKETING