(VIDEO) Andonovski: Maqedonia e para në rajon me “roaming si në shtëpi”

(VIDEO) Andonovski: Maqedonia e para në rajon me “roaming si në shtëpi”

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet shteti i parë nga rajoni që do t’i përmbushë kushtet për marrëveshjen “Roaming si në shtëpi” me Bashkimin Evropian, që nënkupton zero kosto për internet dhe shërbime roaming për qytetarët që udhëtojnë në vendet e BE-së, njoftoi ministri i transformimit Digjital, Zoran Andonovski.

ZORAN ANDONOVSKI – MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIGJITAL

“Ne tashmë e ndryshuam Ligjin për komunikime elektronike, duke përmbushur direktivat kyçe të BE-së. Deri në fund të vitit do të përfundojmë edhe aktet nënligjore. Presim që vitin e ardhshëm të jemi të parët që nënshkruajmë marrëveshjen për roaming pa kosto.”

Vendet e Ballkanit Perëndimor, në Samitin Digjital që do të mbahet më 1 dhe 2 tetor në Shkup, do të miratojnë një deklaratë të përbashkët me thirrje drejtuar Bashkimit Evropian që të përshpejtohet procesi “roaming si në shtëpi” dhe të hiqen kostot e internetit për qytetarët e Ballkanit në BE.

BE-ja tashmë ka paraqitur një udhërrëfyes për vendet që synojnë t’i bashkohen kësaj zone. Maqedonia ka përmbushur shumicën e kushteve dhe deri në fund të vitit pritet të jetë e para që e finalizon procesin.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING