Mickoski: Bëjmë plane për ditën pas zgjedhjeve, fitues do të jetë koalicioni i VMRO-së

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski ka deklaruar se fituesi i zgjedhjeve lokale është koalicioni qeverisës i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.
Mickoski bëri të ditur se pas zgjedhjeve, Qeveria do të jetë më e fuqishme dhe me numër të madh të komunave që do të udhëhiqen nga koalicioni qeverisës.
“Janë zgjedhje! Është e logjikshme, që të ketë tensione të caktuara në disa komuna në Maqedoni. Do të ishte e palogjikshme nëse nuk do të ishte ashtu Edhe pse është i qartë fituesi në këto zgjedhje lokale. Ne tashmë bëjmë plan për ditën pas tyre, sepse dita pas tyre do të thotë Qeveri e fuqishme e udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni me një numër të madh të komunave të udhëhequra nga koalicioni qeverisës. Kështu që, mendojmë tashmë për ditën pas zgjedhjeve”, tha Mickoski.
Kryeministri dje theksoi se nuk pret bashkëpunim me Bashkimin Demokratik për Integrim në asnjë lloj kombinimi qeveritar, ai tha se BDI nuk është reformuar dhe si e tillë nuk ka vend në qeveri.