Vetura përfundon mbi çatinë e një shtëpie në Zvicër – shoferi me shpejtësi të tepërt

Vetura përfundon mbi çatinë e një shtëpie në Zvicër – shoferi me shpejtësi të tepërt

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Gossauerstrasse, ku një veturë ka përfunduar në çatinë e një shtëpie, raportojnë mediat zvicerane.

Sipas Blick, aksidenti ndodhi rreth orës 02:40 të mëngjesit, kur një 31-vjeçar, që po udhëtonte me shpejtësi të lartë, humbi kontrollin mbi veturën.

Policia ka bërë të ditur se pas humbjes së kontrollit, shoferi ka kaluar trotuarin, është përplasur fillimisht me një gardh dhe më pas ka goditur një veturë tjetër që ndodhej mbi çatinë e një shtese, përpara se të binte në kopshtin anash.
Pavarësisht pamjes dramatike të aksidentit, shoferi ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Policia zvicerane ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

MARKETING