Caktohet kur do ta luaj Shkëndija ndeshjen e shtyrë ndaj Rabotniçkit

Caktohet kur do ta luaj Shkëndija ndeshjen e shtyrë ndaj Rabotniçkit

Komisioni për gara pranë FFMV-së ka përcaktuar terminet për dy ndeshje të rëndësishme të Shkëndijës që kishin mbetur pezull për shkak të orarit të ngjeshur si pasojë e pjesëmarrjes së kuqezinjëve në arenën ndërkombëtare.

Kështu, dueli me Rabotniçki – Shkëndija në kuadër të xhiros së 4-t i që duhej të luhet më 31 gusht dhe i shtyrë me kërkesë të ekipit shkupjan, është caktuar për datën 24 shtator nga ora 15:30 në Shkup.

Ndërkohë, nga datat 24 dhe 29 shtator që ishin të disponueshme për 1/8 e finales së Kupës, dueli Shkëndija–Tikveshi është caktuar për datën 15 tetor nga ora 14:30 në Tetovë.

Kuqezinjtë tashmë e kanë të qartë kalendarin dhe do të kenë mundësi të përgatiten siç duhet për sfidat e radhës në kampionat dhe Kupë.

MARKETING